BIOGJEOKIMIA


BIOGJEOKIMIA
✤ Degë e gjeokimisë që studion ligjësitë e përhapjes dhe lëvizjes së atomeve të elementëve kimikë në lëndën e t gjallë, nga mikroorganizmat tek njeriu, për të njohur rolin që luajnë eiementët kimikë në zhvillimin e lëndës së gjallë dhe të kësaj lënde në proceset gjeoiogjike. Zbatohet për kërkimin e mineraleve të dobishme me metodat biogjeokimike e gjeobotanike, në bujqësi etj.

Studimet biogjeokimike të kryera në Shqipëri kanë treguar se përmbajtja e disa elementeve si bakri, zinku, nikeli, arseniku etj. në bimë rritet në mënyrë të ndjeshme në zonat me mineralizime të këtyre elementeve, duke formuar anomali biogjeokimike. Disa bimë (indikatore) mbijnë dhe zhvilohen më shumë në zona me përmbajtje më të lartë të një ose të disa elementëve p.sh. bushi (Buxus sempervivens L.) eshtë bimë karakfceristike e shkëmbinjve ultrabazikë kudo në Shqipëri. Bimë të tjera (akumulatore) përqendrojnë në organet e tyre një element të caktuar, p.sh. lulja e verdhë (Alyssum murale) që mbin në masivët e shkëmbinjve ultrabazikë është akumulatore e nikelit (deri 10-20% Ni në hirin e gjetheve). Në disa vise ku ka përmbajtje të lartë të disa elementëve, vërehet shpeshtimi I ndryshimeve morfologjike në blmë të caktuara. (A. Ta.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Biogjeokimia


[cite]