BISHANI
✤ Fshat në rrethin e Fierit (JP), pranë detit Adriatik në krahun e djathtë të 1. Vjosa. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Bashkimi (emri i mëparshëm Rreth Fikth), Boçova, Pishë-Poro, . Qarri, (një lagje e tij është fshati i mëparshëm Martina), popullsia gjithsej 4534. Para Çlirimit 80% e sipërfaqes ishte kënetë, banorët vuanin nga malarja. Më 1943 në Qarr u krijua njësiti i mbrojtjes territoriale dhe Këshilli NÇ. Koop. e parë bujqësore u ngrit më 1950 në Pishë-Poro, më 1970 u formua koop. e bashkuar. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës e fasules, rriten gjela deti. Këneta u tha dhe sot gjithë sipërfaqja është nën ujë. Më 1983 morën 45.7 kv/ha grurë. B. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, shtëpinë e lindjes, pikat e shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bishani
[cite]