BISHTAJORET PËR KOKËRR


BISHTAJORET PËR KOKËRR
✤ Grup bimësh barishtore njëvjeçare të kultivuara, vetëpllenuese të familjes bishtajore (Leguminosae). Kanë lartësi të ndryshme, gjethe të përbëra, treshe, tekose çiftpendore sipas llojeve, lule me kurorë në trajtë fluture, me ngjyra të ndryshme, frytin e kanë bishtajë dhe farat në trajta, madhësi e ngjyra të ndryshme. Rrënjët i kanë të pajisura me nyja, në të cilat rrojnë bakteret (Bacterium radicicoia) të afta për të përvetësuar azotin atmosferik në dobi të bimëve.

Kultivohen në të gjitha vendet e botës për prodhimin e kokrrës, që përdoret në ushqimin e njeriut: si fasulja, bizelja, thjerrëza, qiqra (Cicer orieotinum, L.), soja, kikiriku (Arachis hypagaea, L), dhe në ushqimin e përqendruar të bagëtisë: batha (Vicia faba, L.), lupini, urovi (Vicia sativa, L.), etj. Produktet e B. për K. janë të pasura me lëndë të azotuara (albumina e me kalium, por të varfra me anhidrit fosforik. Kikiriku e soja përmbajnë një sërë aminoacidesh dhe vitaminash si A, Bt, D, E, PP etj. Për nga vlera ushqimore kokrrat e B. për K. i afrohen mishit, kashta përmban 8,14% albuminë, d.m.th. 3-5 herë më shumë se kashta e drithërave, dhe është e pasur me aminoacide, sidomos me lizinë. (N. Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bishtajoret Për Kokërr


[cite]