BISHTPELËZA E KORABIT
✤ (Festuca korabensis, Markgr. et Dannenb). Bimë barishtore shumëvjeçare tufore e familjes gramore (Graminaceae), me kërcell deri 30-40 cm, me gjethe shumë të ngushta, pak të forta, me lulesë melth 3-5 cm të gjatë, të përbërë nga kallithë të shumtë të vegjël. Është bimë neoendemike e Shqipërisë (shih Bimët Endemike) e takuar për herë të parë në Malin e Korabit, me areal të shtrirë në Shqipërinë Lindore, gjithnjë në kullota të zonës alpine deri në 2500 m mbi sipërfaqen e detit, si eiement i bimësisë foragjere. Në gjendje natyrore shumohet kryesisht në mënyrë vegjetative
(Xh. Q.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bishtpelëza E Korabit
[cite]