BITË—NOEMA


BITË—NOEMA
✤ Njësi matëse për të caktuar sasinë e krahëve të punës, që nevojiten për të plotësuar planin e prodhimit në ndërmarrjen apo koop. bujqësore, përcaktohet duke pjesëtuar vëllimin e punës për çdo proces me normën përkatëse të punës. Sipas kostos së llogaritur për çdo kulturë përcaktohet sasia e D. N. që nevojiten për të realizuar detyrat e prodhimit. Duke pjesëtuar sasinë e D. N. gjithsej me numrin e ditëve kalendarike të planifikuara për një punëtor mesatar vjetor, përcaktohet numri mesatar i krahëve të punës. D. N. nuk përdoret në blegtori. (N. D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bitë—Noema


[cite]