BITINCKA


BITINCKA
✤ Fshat në rrethin e Korçës (VL), në rrëzë të Malit të Thatë. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Bilishtit (shih). Banorët e fshatit gjatë sundimit osman kanë kundërshtuar pushtuesit. Patrioti Hasan Bitincka (Hysi) ka marrë pjesë në çetat për liri e pavarësi dhe ishte një ndër drejtuesit e shoqërisë patriotike «Federata Vatra».

Banorët kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Fshati u çlirua në tetor 1944. Kolektivizimi bujqësisë u bë në shkurt 1947. B. bën pjesë në KTL të Bilishtit. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, panxharsheqerit, patates dhe perimeve. Në gusht 1954 koop. e Bitinckës u vizitua nga sh. Enver Hoxha. Pranë fshatit është dhe miniera e nxjerrjes së nikel-silikatit dhe të hekur-nikelit. B. ka shkollë 8-vjeçare, muze, vatër kulture, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bitincka


[cite]