BJESHKËT E OROSHIT
✤ (Mali i Shejtit). Mal në VL të Mirditës, në kufi me rrethin e Dibrës, me lartësi 1583 m (Maja e Zezë). Shtrihet midis pjesës së sipërme të luginës së Urakës (dega e djathtë e Matit) dhe Mollës së Lurës (dega e majtë e Drinit të Zi) në JL dhe luginës së Fanit të Vogël në VP. Nga VL nëpërmjet shkallës së Fanit, vazhdon me Majën e Zezë, kurse në JP këputet menjëherë në Kurbnesh. Ndërtohet në pjesën më të madhe nga gëlqerorët e kretakut ahe vetëm në VP nën ta dalin edhe shkëmbinj efuzivë. Është një pllajë karstike me lartësi 1300-1400 m dhe drejtim VL-JP, tepër e copëtuar nga gropat, hinkat dhe fushat karstike të ndara midis tyre nga kodra me lartësi relative 150-200 m. Shpati i JL i kësaj pilaje bie pjerrtas në luginën e Urakës e atë të Mollës së Lurës. Kurse shpati VP e P janë copëtuar shumë nga degët e majta të Fanit të Vogël. Gati e gjithë kjo pllajë mbulohet nga pyjet e ahut dhe të pishës. (Gj.G.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bjeshkët E Oroshit
[cite]