BLUSHI YLLI
✤ (1961-1979). I ri punëtor revolucionar, shembull I lartë i qëndrimit socialist ndaj detyrës, Hero i Punës Socialiste. Lindi në Krujë në një familje punëtore. I edukuar me mësimet e Partisë, me frymë të lartë patriotizmi dhe me dashuri për punën, punoi me vetëmohim si saldator në ndërtimin e linjës së tensionit të lartë që lidh HEC «Drita e Partisë» të Fierzës me kombinatin metalurgjik «Çeliku i Partisë» të Elbasanit. Anëtar i BRPSH, u dallua si njeri i sakrificës, me vullnet të çeliktë e ndërgjegje të lartë. Ra në krye të detyrës duke shkuar për në vendin e punës, në kushtet e një dimri të jashtëzakontë, më 8.1.1979. Akti i tij heroik u bë shembull frymëzimi për rininë.
(F. La.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Blushi Ylli
[cite]