BLOZA
✤ (Ustilago). Sëmundje e bimëve e shkaktuar nga disa kërpudha që prekin sidomos drithërat, kryesisht lulesat, të cilat shndërrohen në një pluhur me ngjyrë të zezë, që përbëhet nga klamidiosporet e kërpudhës. Më të njohura janë B. e grurit (Ustilago tritici), e misrit (Ustilago zeae maydis), e tërshërës (Ustilago avenae) etj. Dimërojnë zakonisht me micel në embrionin e farës dhe zhvillohen së bashku me bimën. Shenjat e sëmundjes shfaqen qartë në lulesat e bimëve të prekura. Luftohen me disa fungicide ose me dezinfektim termik të farës. (A. Pa.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bloza
[cite]