BOGOMILIZMI


BOGOMILIZMI
✤ Sekt fetar i mesjetës dhe ideologjia e tij. Ishte një lëvizje sidomos e masave të fshatit kundër pushtetit të egër feudal dhe kishës zyrtare të krishterë që i shërbente atij. B. predikonte në mënyrë të paqartë barazinë e njerëzve dhe drejtohej kundër shfrytëzimit. Lindi në shek. XI dhe pati qendrat kryesore në Maqedoni e Traki; dokumentohet që nga fillimet edhe në trevat shqiptare. E mori emrin nga një murg bullgar, Bogomil, që mbahet si themelues i saj. Në Traki më 1078 përmendet si udhëheqës i 8000 bogomilëve kryengritës kundër pushtetit bizantin një i quajtur Leka, që mendohet të jetë me prejardhje shqiptare. Më vonë u përhap gjerësisht edhe në Bosnje. U përsekutua egërsisht që në fillimet prej perandorëve bizantinë, mbretërve bullgarë e sërhë. Prej trevave shqiptare kaloi për në Xtalinë e Jugut e prej andej për në Perëndim. Lëvizj a u shua vetëm pas pushtimit osman të Gadishuilit Ballkanik.

(Dh. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bogomilizmi


[cite]