BOKSITI
✤ Xeheror kryesor për nxjerrjen e aluminit. Është përzierje e mineraleve hidrokside të aluminit (diaspor, bëmit, gjipsit etj.) dhe të hekurit (hematit, hidrohematit, limonit etj.), titanit (anataz e rutil) dhe të silicit. Është formuar nga gmmbullimi në thellimet karstike i lëndës boksitore, të çliruar nga proceset e formimit të lateriieve (shih) etj.

Në shumicën e rasteve B. ka ngjyrë të kuqe dhe më rrallë ngjyrë të verdhë në të murme, të përhime, të përhime në të gjelbër ose të bardheme. Zakonisht ka pamje dheu, por herë-herë paraqitet me pamje kokrrizore oolitiko-pizolitike. B. në Shqipëri, është gjetur vitet e fundit, megjithëse disa shfaqje të vogla njiheshin edhe para Çlirimit. Shfaqje të B. ka në vise të ndryshme. B. i mirëfilltë i cilësisë së lartë është ai i krahinës së Valbonës, që ndodhet ndërmjet gëlqerorëve të triasit të mesëm dhe atyre të triasit të sipërm. Ai ka përmbajtje të lartë alumini, përmbajtje relativisht të ulët hekuri dhe përpjesëtimin Al/Si të lartë. B. hekuror që është më 1 përhapur në vendin tonë ka përmbajtje hekuri më të lartë se B. i mirëfilltë. I tillë është B. i horizontit të sipërm në malin e Dajtit, ai ndërmjet Kukësit dhe Lurës, ai që gjendet në Malin e Thatë etj. Nxjerrja e B. në Shqipëri filloi më 1983, në vendburimin e Dajtit, çka krijon bazën për ngritjen dhe zhvillimin e industrisë së aluminit në vend.

(E. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Boksiti


[cite]