BOLENA
✤ Fshat në rrethin e Vlorës (JL), në shpatin P të Malit të Çipinit, në rrjedhën e sipërme të Shushicës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatin Kallarat. Popullsia gjithsej 1500 banorë. B, ka marrë pjesë gjallërisht në Luftën.ANÇL, Këshilli ANÇ u ngrit në shkurt 1942 ndërsa celula e partisë në korrik 1943. Më 14.12.1943 këtu u zhvillua një luftim i ashpër kundër forcave gjermano-balliste, Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1956, Është qendër e kooperativës bujqësore të bashkuar «Mumin Selami», e formuar në janar 1965. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave. Rriten sidomos dhitë. B. ka shkollë 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal,
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bolena
[cite]