BOSHTRA
✤ (Forsythia europaea Deg et Bald).familjes ullinore (Olea-ceae), rreth 2 m e lartë, me gjethe të përkundërta, vezake deri vezake-heshtore, të plota ose të sharruara, me lule të verdha të vendosura në lulesa sqetullore, me fryt kapsollë rreth 1.5 cm të gjatë. Lulëzon në muajt prill-maj, frytëzon në shtator-dhjetor. Është shkurre endemike e Shqipërisë, me areal mjaft të gjerë, e shpeshtë në gryka lumenjsh e përrenjsh, nëpyje e shkorrete e të V, 200-800 m mbi sipërfaqen e detit kurdoherë në toka serpentinore (ultrabazike). Në mënyrë artificiale shumohet me farë dhe copa degësh me gjethe.
(Xh. Q.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Boshtra
[cite]