BRANESHI


BRANESHI
✤ Fshat në rrethin e Elbasanit (V), në bregun e dj athtë të përroit të Zaranikës në malësinë e Funarit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Bixëlleja, Cëruja, Korra, Kërraba e Vogël, Mollagjeshi, Preça e Sipërme. Popullsia 3860 banorë. Është krijuar rreth vitit 1827 me banorë të ardhur nga fshati Shëngjergj i Tiranës. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Më 25.9.1943 këtu u zhvillua aktivi i rinisë antifashiste për qarkun e Elbasanit. U çlirua në fillim të nëntorit 1944. Kooperativa bujqësore u ngrit më 1957, ndërsa më 1971 u kthye në kooperativë të bashkuar. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, misrit dhe pemëtaria. Ka shkollë të mesme bujqësore, muze, shtëpi kulture, spital, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Braneshi


[cite]