BREGU I BUNËS


BREGU I BUNËS
✤ Krahinë gjeografike dhe etnografike në të dy brigjet e Bunës (shih) deri në rrjedhën e Drinit të Lezhës (shih) në L. Në J e JP hapet në Adriatik. Është një nga dy pjesët kryesore të Nënshkodrës (shih). Pjesa më e madhe e saj është fushë e rrafshtë, e formuar nga depozitimet e Drinit që dikur i ka kaluar përmes. Ka lartësi fare të vogël (pak m mbi det), por ngrihen dhe disa kurrize kodrinore si kodrat e Rencit, të Kakarriqit, Bushatit etj. Përfshin fushën e Anamalit (shih) në bregun e djathtë të Bimës, e Trushit, e Velipojës dhe të Torovicës Kakariqit). Është pjesa më e ngrohtë e zonës Nënshkodrës, meqënëse është mbrojtur nga 1 che e hapur nga P (Adriatiku). Bregabunasit banonin në të kaluarën në fshatra të mëdha, në familje me tipare patriarkale. Merreshin me bujqësi, kryesisht me drithërat e bukës. Tipi i banesës ishte shtëpia njëkatëshe, me pjesën e hapur përpara e me ndarje të brendshme. Veshja e burrit dimrit ishte me tirqe, verës me brekushe, gruaja me koret, jelek e anteri. Gratë e B. të B. janë dalluar për punëdore,

(P. G.—Rr. Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bregu I Bunës


[cite]