BRIGADA VI SULMUESE E UNÇSH


BRIGADA VI SULMUESE E UNÇSH
✤ Hero i Popullit. U formua në qytetin e Përmetit më 26.1. 1944. Në të u rreshtuan batalionet partizane «Asim Zeneli», «Abaz Shehu», «Baba Abazi» dhe «Naim Frashëri» me një efektiv prej 912 partizanë e partizane. Më pas në Brigadë u rreshtua edhe Batalioni «Zaho Koka». Veprimet më të rëndësishme të saj ishin: luftimet e ashpra në luginën e Përmetit për të përballuar Mësymjen e përgjithshme armike të dimrit 1943-1944 (shih), luftimet në Lunxhëri dhe në Tepelenë, (në shkurt); luftimet për spastrimin e Mallakastrës, Rrëzomës së Delvinës, si dhe luftimet në Margëlliç (Patos) e Mavrovë, (në mars); luftimet shumë të ashpra për të përballuar me sukses Mësymjen e përgjithshme arrnike të qershorit 1944 (shih) në zonën e Kurveleshit, Mesaplikut etj; thyerja e operacionit armik në Dukaj -Tepelenë (në korrik); luftimet në Labinot-Elbasan (në shtator); ato për çlirimin e Mirditës, Shupalit dhe shpartallimi i forcave armike në Gojan e Fushë-Arrëz (në tetor-nëntor); shpartallimi i forcave reaksionare në Dukagjin në nëntor 1944, pasi kaloi Alpet në kushte shumë të vështira dimri. Vend të veçantë në rrugën e saj luftarake zënë luftimet që zhvilioi në përbërjen e D VI S (shih) përtej kufijve veriorë të atdheut, për të ndihmuar për çlirimin e vëllezërve kosovarë dhe të popujve të Jugosllavisë. Kalaja e Medunit, Bresku-Lieva-Reka, Verusha, Suhogora, Drinsko e Vishegrad, janë vendet ku Br. VI S zhvilloi luftime të ashpra dhe përballoi vështirësitë e mëdha të dimrit. Pasi plotësoi me nder detyrat e caktuara, Br. VI S pas 7 ditë marshimi të sforcuar, më 12 mars 1945 parakaloi në qytetin e Mitrovicës. Deri më 10.6.1945 veproi në krahinën e Kosovës, ku u prit me dashuri të veçantë nga vëllezërit kosovarë, ndërsa prej 10 qershorit deri në fillim të dhjetorit zhvilloi luftime në qytet_ dhe rrethinat e Shkupit, Valës, Manastirit dhe Ohrit kundër bandave reaksionare. Më 7.12.1945 Br. VI S, bashkë me njësi të tjera të UNÇSH, u përqendrua në qytetin e Korçës.

Gjatë rrugës luftarake të Br. VI S në të u rreshtuan mbi 1700 partizanë. Ajo i shkaktoi armikut mijëra të vrarë e të plagosur, kapi 1947 robër. Nga radhët e saj ranë dëshmorë 191 parfizanë dhe 12 partizane, ndër të cilët Meleq Gostinishti, Mitro Xhani, Lefter Talo, Fato Berberi, Persefoni Kokëdhima, Çelo Sinani (Heronj të Popullit) etj. Br. VI S botonte organin e saj politik-luftarak «Flaka». Rol të rëndësishëm për kryerjen me nder të misionit të saj kanë luajtur komandanti i saj Jaho Gjoliku (shih), kcmisari politik Mustafa Matohiti (shih) dhe zëvendëskomisari Haki Toska (shih).

(J. Da.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Brigada Vi Sulmuese E Unçsh


[cite]