BUÇAJ
✤ Fshat në rrethin e Tropojës (VL). Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Tropojës (shih). Këtu ka lindur Ali Ibër Neza, një nga udhëheqësit e shquar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kolektivizimi 1 bujqësisë u bë më 1961. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e të imëtave. B, ka shkollë tetëvjeçare, spital, vatër kulture, shtëpi lindjeje, pika të shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Buçaj
[cite]