BRUZI
✤ Fshat në rrethin e Krujës (JL) në krahinën malore, midis vargmaleve Kmjë-Dajt dhe Skëndërbeu. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Bruz-Zall dhe Ranxa, popullsia gjithsej 1533. B. përmendet që para erës së re me emrin Brysakion (qytet partin). Këshilli NÇ u ngrit më 20.6.1944. B. është qendër e koop. së bashkuar «Isuf Pula» ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe frutikulturën, B, ka shkollë 8-vjeçare, muze, vatër kulture, farmaci, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal. Ne Bmz-Zall dhe Ranxë ruhen disa shtëpi monumente kulture.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bruzi


[cite]