BUTKA SALI


BUTKA SALI
✤ (1857-1938). Veprimtar 1 lëvizjes për çlirimin kombëtar dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. Lindi në fshatin Butkë të Kolonjës. Që në moshë të re përqafoi idetë e Rilindjes Kombëtare, U lidh me shumë patriotë brenda e jashtë vendit. Më 1905 u bë anëtar i Komitetit të Manastirit Për lirinë e Shqipërisë (shih) dhe u mor me ngritjen e çetave të armatosura. E vazhdoi veprimtarinë patriotike pas Revolucionit xhonturk të 1908, kryesoi Klubin Kombëtar të Kolonjës dhe më 1911 ngriti një çetë luftëtarësh të komanduar prej tij. Mori pjesë aktivisht në kryengritjen e përgjithshme të v. 1912 në krye të luftëtarëve kolonjarë, në bashkëpunim me forcaf e komanduara nga Th. Gërmenji, S. Bellkameni etj. çliroi Ersekën dhe iu drejtua Korçës, ku hyri pas marrëveshjes shqiptaro-turke të gushtit 1912,

S. B. përshëndeti Shpalljen e Pavarësisë, përkrahu pa rezerva Qeverinë e parë kombëtare të kryesuar nga I. Qemali dhe u vu në shërbim fë saj. Forcat e komanduara prej tij luftuan kundër pushtuesve grekë më 1913-1914. Në një nga betejat, në Nikolicë, u plagos rëndë në njërin sy.

Gjatë Luftës I Botërore, S. B. e mbajti lart flamurin e luftës për liri e pavarësi dhe më 1916 veprimtaria e bashkërenduar e forcave të tij e të Th. Gërmenjit kontribuoi në shpalijen prej pushtuesve francezë të «Krahinës autonome të Korçës». Më 1919, kur Korça e Kolonj a rrezikoheshin përsëri që të shkëputeshin nga trungu i mëmëdheut, S. B. në krye të mijëra luftëtarëve të ardhur nga krahina të ndryshme të vendit, u bë një nga figurat qendrore në luftën për mbrojtjen e tërësisë territoriale të shtetit shqiptar. Mori pjesë në 1920 në Kongresin e Lushnjës si delegat i Korçës, në vitin 1924 mbështeti Revolucionin e Qershorit dhe qeverinë e F. S. Nolit. Ai mbeti deri në fund të jetës kundërshtar i regjimit të A. Zogut. Ka shkruar një varg vjershash me frymë patriotike, të cilat u mblodhën dha u botuan në vëllimin Ndjenjat për Atdheun (1920),

(M. I.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Butka Sali


[cite]