BUTRINTI
✤ Qytet i lashtë në Epir, i vendosur mbi një kodër të gadishullit të Ksamilit (shih) buzë liqenit me të njëjtin emër, 15 km në J të Sarandës. Në burimet e shkruara përmendet për herë të parë nga Hekateu (fundi i shek. VI p.e.r.). Bënte pjesë në bashkësinë (koinonin) e kaonëve e më vonë në shtetin e Epirit. Pas pushtimit romak (167 p.e.r.) B. del në burimet epigrafike si kryeqendra e koinonit të prasaibëve (nënfis kaon), që ruajti për një kohë formën tradicionale të administrimit autonom, Në kohën e J. Cezarit u kthye në koloni romake. Pastaj qytefi ndoqi fatet e Perandorisë Romake dhe të asaj Bizantine; më vonë hyri në zotërimet e Venedikut (1890-1797), prej të cilit e shkëputi Ali pashë Tepelena. Me rënien e Pashaliëkut të Janinës B, kaloi nën sundimin osman, që zgjati deri më 1913,
Në vitet 1927-1940 në B. zhvilloi kërkime një mision arkeologjik italian, në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar nga qeveria antipopullore e A. Zogut. Pas Çlirimit kjo qendër e rëndësishme u bë objekt i kërkimeve sistematike të arkeologjisë shqiptare. Të dhënat e përfituara nga këto kërkime dëshmojnë se në shek. VII-VI p.e.r. B. ishte një qendër protourbane, gjurmët e së ciiës janë ruajtur në akropolin e qvtetit. Në shek. V B, ishte një qytet i mirëfilltë, që shtrihej në gjithë faqen veriore të kodrës, Nga kjo ko?në janë ruajtur muret rrethuese të ndërtuara në stilin poligonal, të eilat zbresin me portat e tyre deri në breg të liqenit. Në gjysmën e parë të shek. III p.e.r. qyteti u zgjerua, duke u shtrirë në fushën që gjendej nga ana jugore e kodrës. Këtu u ndërtuan: agoraja e qytetit, një portik, një tempull i vogël dha teatri me 1500 vende. Në kohën romake B. iu nënshtrua një rindërtimi rrënjësor. Me këtë periudhë dhe në mënyrë të veçantë në shek. II të e.r. janë të lidhura një tok ndërtirnesh të reja ppblike e private, midis të cilave shquhen; godina e një gymnazi, një nymfe, pjesë të ujësjellësit të qytetit, rrënojat e pesë banjave publike, që fregojnë se qyteti ka qenë edhe’ një qendër termale etj. Krahas tyre u rindërtua teatri i qytetit dhe përbri tij u ngrit një tempull i ri kushtuar Eskulapit, hyut të shëndetit.
Mbishkrimet e shumta në gjuhën greke të zbuluara në analemën e teatrit dhe në një kuilë të murit rrethues ndriçojnë aspekte të jetës shoqërore e politike të qytetit në shek. III-II p.e.r. Mbishkrime të tjera në gjuhën latine flasin, gjithashtu, për jetën e qytetit si koloni romake. Ndër veprat e artit të zbuluara në këtë qytet, vend të veçantë zënë ato të skulpturës, midis të cilave një reliev i Nikes (shek. V p.e.r), një kokë femre e njohur me emrin «Hyjnesha e Butrintit» riprodhim 1 shek. II të e.r., sipas modelit të një vepre të shek. IV p.e.r. të shkollës së Praksitelit etj.
Nga B. i kohës së vonë antike dhe ai i kohës bizantine, përveç nxureve të fortifikimit, trashëgojmë baptisterin si dhe një tok ndërtimesh të tjera kulti: dy bazilika, një trikonke etj. Ndër monumentet më të vona që ruan B. është dhe një kala e Ali pashë Tepelenës së bashku me vargun e kullave që mbronin kanalin që lidhte qytetin me detin.
Baptisteri i Butrintit është monument i rëndësishëm i periudhës paleokristiane. Përbëhet nga salla e pagëzimit dhe një sallë ndihmëse në V të saj, zë dyja të shtruara me mozaik. Salla e parë është rrethore në plan me diametër 13.50 m, brendashkmar një kuadrati, me dy radhë kolonash graniti. Figurat e mozaikut, kryesisht nga bota e kafshëve, janë vendosur në 69 medalione në shtatë rrathë bashkëqendrorë, që ndërpriten nga zy skena (e pagëzimit dhe e eukaristisë). Salla mendohet të jetë mbuluar me sistem qemeresh e kupolë qendrore mbi kolonat. Është ndërtuar në mesin e shek. VI. Edhe salla V përafërsisht drejtkëndëshe, është e shtruar me mozaik me motive nga bota shtazore e figura gjeometrike. Është ndërtuar pak më vonë nga salia e parë. Mozaikët kanë vlera të veçanta artistike dhe zbukurimorja paraqet karakteristika të përbashkëta për një krandnë të gjerë që nga Vjosa deri në Nikopojë. Bazilika e Butriniit është monumeni i periudhës paleokristiane, ndërtuar në fund të gjysmës së parë të shek. VI e.r. Ndodhet pranë portës me kulla në anën VL të qytetit antik të Butrintit.
Është një bazilikë me transept e ndarë në tri anijata nga arkada mbi pilastra. Ka qenë e mbuluar me çati druri, duke pasur anijatën qendrore në nivel të lartë. Muratura është ndërtuar me gurë, ndërsa mbulesat me hark ië dritareve me tulla. Nga ajo ruhen gati të plota muret rrethuese dhe dyshemeja e shtruar me pllaka guri. Në mesjetën e hershme, në gjysmën e dytë të shek. IX pjesa qendrore e arkadave është rindërtuar sipas formës së vjetër, ndërsa në shek. XIII-XIV u ndërtua një kapele në transeptin J. Në gjendjen fillestare pjesa e altarit ka qenë e shtruar me mozaik dhe e ndarë nga salla me ikonostas guri, prej tyre ruhen fragmente, Vlerat e përmasat e B. së B, dëshmojnë për nivelin e ndërtimeve paleokristiane në Shqipëri,
(Dh. B.—A, M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Butrinti