BUZI TAFIL
✤ (? —1866). Udhëheqës i kryengritjeve antiosmane të viteve 30 të shek. XIX në Shqipëri. Ishte nga fshati Buz i Tepelenës. Mori pjesë në Kuvendin e Beratit në 1828 dhe bashkëpunoi me Zylyftar Podën. U kthye nga Greqia, ku kishte ikur për të shpëtuar nga ndjekjet e osmanëve, në gusht 1834 dhe zbarkoi në Pashaliman. Hyri në lidhje me krerë të tjerë kryengritës kundër reformave të para osmane; Hodo Nivicën Zejnel Gjolekën (shih). Me ftesë të kryengritësve të Beratit mori detyrën e udhëheqësit ushtarak dhe të ndërlidhësit të kryengritësve me Mehmei Aliun e Misirit (shih). Në ditët e para të v. 1835 kryengritësit u shkëputën autoriteteve lokale osmane disa të drejta vetëqeverisëse, që nuk u njohën nga Stambolli. T. B. nisi një kryengritje të re, por nuk gjeti përkrahje te paria e Beratit. Atëherë shpërndau një thirrje drejtuar masave popullore, me të cilën i ftonte të rroknin armët për të dëbuar qeveritarët osmanë. Gjatë zhvillimit të kryengritjes së Shkodrës (verë 1835) T. B. shkoi në krahinën e Myzeqesë dhe e ftoi popullsinë që të mos jepte drithin për ushtrinë e nisur kundër kryengritësve. Më 1836 u orvat edhe një herë të organizonte kryengritjen në krahinën e Vlorës. Mori pjesë në kryengritjen e v. 1847 pranoi amnistinë pas saj, duke hyrë në shërhim të shtetit osman në StambolL
(P. Th.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Buzi Tafil
[cite]