BYLYSHI HAJREDM
✤ (1920-1943). I ri komunist, luftëtar trim e i vendosur, Hero i Popullit. Lindi në Tërbaç të Vlorës, 4 në një familje të varfër fshatare. Që në moshë të vogël punoi si shërbëtor në dyer të pasura. Pushtimi fashist e gjeti nxënës në Shkollën tregtare, ku u aktivizua menjëherë në lëvizjen antifashiste të rinisë shkollore, prandaj u përjashtua për një kohë. Me themelimin e PKSH përqafoi vijën e saj dhe militoi në radhët e organizatës së Rinisë Komuniste të Shkollës tregtare (1942), ku u shqua për ^mobilizimin e të rinjve të qytetit e të fshatit në luftën çlirimtare. Shtëpia e tij në lagjen Tophana u kthye në një bazë të rëndësishme të Partisë e të teknikës së saj.Ranësytë armikut dhe u detyrua të hidhet në ilegalitet (1942). I gjurmuar nga spiunët, u rrethua nga forca të shumta fashiste në një bazë ilegale të lagies Tophana bashkë me tre shokë të tjerë të rinj komunistë (shih: Lufta e Tophanasë) dhe në një luftim të ashpër, ra heroikisht më 18.10.1943.
(Y. V.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Bylyshi Hajredm
[cite]