CARA DERVISH


CARA DERVISH
✤ Udhëheqësi kryesor i kryengritjes antiosmane të v.1844 në Kosovë, e cila synonte t’i siguronte vendit të drejta vetëqevçrisëse. Mijëra luftëtarë të komanduar nga D.C. çliruan Prishtinën, Shkupin, Tetovën etj., ku u ngritën organe vetëqeverisëse të pushtetit. Porta e Lartë, e tremhur nga përmasat e gjera të kryengritjes, që ishte më e madhja në Kosovë gjatë periudhës së Tanzimatit, .ngarkoi serasqerin e Rumeiisë që ta shtypte me forca të mëdha ushtarake. Pas luftimesh të ashpra, kryengritja u mposht përkohësisht. Rundër udhëheqësve kryesorë të kryengritjes u hap në Stamholl një proces gjyqësor, në të dlin D.C. mbajti qëndrim burrëror, duke e marrë mbi vete përgjegjësinë për organizimin e kxyeagritjes. Ai u dënua me vdekje bashkë me 2S veta. Më pas dënimi u kthye në burgim të përjetshëm. Kryengritja dhe gjesti heroik i D.C. patën jehonë edhe në shtypin evropian të kohës. Ajo e acaroi më tej konfliktin shqiptaro-osman, i cili u shpreh në kryengritjet e reja kundër shtypjes kombëtare e shoqërore të ushtruar nga Porta e Lartë.

(L.Mi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Cara Dervish


[cite]