CIGARET
✤ Duhan i grirë dhe i mbështjellë si shkopth me letër të hollë për ta pirë. C. përgatiten nga përzierja e duhaneve (shih) të llojeve të ndryshme dhe nga zona të ndryshme, sidomos nga përzierja e duhaneve orientale. Për përmirësimin e shijes bëhet ebhe fermentimi i tyre, kryesisht fermentimi i shpejtë artificial, si dhe përpunimi me ekstrakte bimësh, lëndë sheqerore, acide, lëndë aromatizuese etj. Deri nga fundi i shek.XIX C. i përgatitnin vetë përdoruesit, duke i dredhur me dorë. Më vonë u ngritën punishte zejtare të manifakturave për prodhimin e C.
Industria e duhanit dhe e cigareve (shih) në Shqipëri prodhon mbi 15 lloje C. pa filtër e me filtër. Përdorimi i filtrave të llojeve të ndryshme, i letrave mbështjellëse me porozitet të larië etj. e ulin në një farë mase përmbajtjen e lëndëve të dëmshme në tymin e duhanit, por nuk s -‘-TTr.angin veprimin dëmtues të C. në organizmin e njeriut.
(M.Shi.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Cigaret
[cite]