CEROVA RIZA


CEROVA RIZA
✤ (1896-1935). Figurë e shquar e lëvizjes kombëtare e demokratike-revolucionare shqiptare, komunist i vendosur, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Cerovë të Skraparit. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Selanik dhe në Stamboll. Më 1911 u kthye në atdhe. Veprimtarinë atdhetare e filloi si vulinetar në çetat që luftuan kundër shovinistëve grekë në vitet 1913-1914. Në janar 1920 bëri pjesë në forcat që mbrojtën punimet e Kongresit të Lushnjës (shih) dhe në qershor mori pjesë në sulmin për çlirimin e Tepelenës e të Vlorës nga pushtuesit italianë.Në vitet 1921-1924, duke qenë Oficer, u rreshrua në lëvizjen demokratike-revolucionare kundër reaksionit të brendshëm çifligar. Ishte veprimtar kryesor në Revoiucionin e Qershorit 1924 shih) dhe përkrahu qeverinë demokratike për zbatimin e programit të saj. Në dhjetor 1924 lufioi me vendosmëri për të përballuar kundërrevolucionin e A.Zogut, të kryer me përkrahjen e forcave të armatosura jugosllave. Pas shtypjes së lëTnzjes, në mërgim u bë një nga veprimtarët kryesorë të organizatës revolucionare Komiteti Nacional Revolucionar, e më pas Komiteti i Çlirimit Nacional (shih), duke hërë pjesë në fraksionin komunist të kësaj organizate. R.C. u njoh me Gjergj Dimitrovin (shih) e personalitete të tjera dhe bashkëpunoi me Federatën Ballkanike e Kominternin. Me rekomandimin e Gj.Dimitrovit më 1930 u pranua në radhët e PK Gjermane. Ka kryer detyra të rëndësishme për lëvizjen komuniste ndërkombëtare. Me artikujt e botuar në Liria Komhëtare (shih) më 1925-1935 demaskoi regjimin zogist, imperializmin e fashizmin dhe përhapi idetë e revolucionit popullor. Në prill 1935 R.C. u kthye nga mërgimi në Shqipëri për të luftuar kundër regjimit të A.Zogut. U lidh e bashkëpunoi me A.Kelmendin e komunistë të tjerë dhe-me veprimtarë të lëvizjes antizogiste. Një ndihmesë të madhe dha sidomos në organizimin e Kryengritjes antizogiste të Fierit (shih) si një nga udhëheqësit kryesorë të saj. Në krye të bashkëfshatarëve të tij u përlesh me forcat reaksionare qeveritare derisa ra me armë në dorë në Mokër.

(M. Be.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Cerova Riza


[cite]