DARDANËT


DARDANËT
✤ Fis i madh ilir, banorë të një treve të gjerë që shtrihej në V të LAngri e Margi (Ibari e Morava J e sotme) duke përfshirë edhe Naisin, në J deri te rrjedhja e sipërme e I. Aks (Vardar) në kufi me paionët. Në L D. kufizoheshin me trakët dhe në P arrinin deri te mali Skard (Sharri) dhe 1. Drilon (Drini). Zemrën e trojeve të tyre e përbënte Kosova e sotme. Nga nënfiset kryesore të D. njihen galabrët e thunatet.

Zbulimet arkeologjike në viset e D. dëshmojnë se këta kishin arritur zhviilim ekonomik e shoqëror relativisht të lartë që në kohën e hekurit. Të kësaj kohe janë qendërbanimet e para të fortifikuara dhe marrëdhëniet me Greqinë e me qytetet e mëdha të bregdetit të Adriatikut J. Në shek. III p.e.r. në Dardani u zhvillua jeta qytetare. Qytet me rëndësi dhe qendër e madhe xehetare ishte Damastioni (shih), që ka prerë edhe monedha.

Në burimet e shkruara antike D. përmenden relativisht vonë, sidomos lidhur me luftërat kundër maqedonëve. Si fis i fortë e luftëtar D. përballuan për afër dy shekuj përpjekjet e shtetit maqedon për t’i zgjeruar kufijtë drejt V, në kurriz të Dardanisë (shih). Në shek. III p.e.r. D. kishin krijuar mbretërinë e tyre me dinastinë e Lcngcrit (shih) dhe ishin bërë një fuqi politike = rëndësishme e Ballkanit. Në shek. II-I p.e.r. D. bens n;ë qëndresë dhe luftë të gjatë kundër rmakë ?as pushtimit të Dardanisë :v: ::’.i:ikë shtypjeje të egër dhe shfrytëzuan intensivisht xehet. Me këtë lidhet vendosja e një kolonie romake në Skup dhe ngritja e vendbanimeve të vjetra dardane të trevave xeherore në rendin e municipit, si Ulpiana (shih), Municipium DD etj.

D. ruajtën gjuhën e shumë elemente të kulturës materiale e shpirtërore edhe në shek. II-IV pas e.r. Ata i qëndruan asimilimit të perandorisë romake dhe iu përgjigjën me armë shfrytëzimit e shtypjes. Njihen në histori kryengritësit dardanë, të quajtur Latronët e Dardanisë (shih). Në antikitetin e vonë dhe në mesjetën e hershme D. vijuan të ruajnë gjuhën e kulturën e tyre dhe morën pjesë bashkë me ilirët e tjerë në formimin e popullit shqiptar.

(S. A.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dardanët


[cite]