DETI ADRIATIK


DETI ADRIATIK
✤ Det në J të Evropës, midis Gadishullit Ballkanik në L e Gadishullit të Apenineve në P, pjesë e detit Mesdhe (shih). Në J nëpërmjet kanalit të Otrantos lidhet me detin Jon e detin Mesdhe. Sipërfaqja e D.A. është 130.000 km!, gjatësia maksimale 850 km, gjerësia 203 km, thellësia më e madhe 1590 m (në vijën Shëngjin (Shqipëri) — Monopol (Itali).

Bregdeti Shqiptar i Adriatikut në përgjithësi është i ulët dhe i sheshtë, i formuar si rrjedhojë e grumbullimit të vazhdueshëm e të pandërprerë të lëndëve të ngurta nga lumenjtë. Vetëm në disa vise kodrinore, që kanë krijuar edhe kepe në bregdet vazhdon gërryerja. Gjiret më kryesore në brigjet shqiptare të D. A. janë: gjiri i Vlorës, i Durrësit, i Rodonit dhe i Drinit (shih) ndërsa kepet më kryesore janë Kepi i Treporteve (shih), i Semanit, i Selitës (Lagjit) Bishti i Pallës (shih), Kepi i Rodonit (shih) etj.

Në këtë bregdet ndodhen edhe grykëderdhjet dhe deltat e lumenjve më kryesorë të Shqipërisë, si Vjosës, Semanit, Shkumbinit, Erzenit, Ishmit, Matit, Drinit dhe Bunës. Ndërmjet grykëderdhjeve të lumenjve, shtrihen edhe disa laguna bregdetare, si ajo e Nartës, e Karavastasë, e Patokut, e Vilunit etj.

Në bregdetin shqiptar të Adriatikut, dukuritë baticore janë me periodicitet të çrregullt, me gjani mesatare ditore 30-40 cm. Temp. mesatare mujore e zonës bregdetare në verë arrin 23.4-25.1°C, ndërsa në dimër zbret në 11.1-14.3°C. Kripësia e ujit lëkundet nga 36.5-39.000 për mijë. Në përgjithësi si pasojë e rrymave hyrëse dhe dalëse të kanalit të Otrantos (shih), ujërat gjatë bregdetit shqiptar të Adriatikut janë më të ngrohta dhe me kripësi më të lartë se ato të bregut italian. D. A ka ujë me dukshmëri të lartë rreth 40 m, dhe me ngjyrë të kaltër në blu.

Bregdeti shqiptar i Adriatikut, si bregdet tipik grumbullimi, është i cekët, izobati 100 m, shtrihet rreth 20-30 km larg vijës bregdetare. Në det të hapët, valët kanë lartësi maksimale rreth 8 m, ndërsa në cektinën bregdetare kanë lartësi rreth 3.5-4.0 m. Gjatë bregdetit të Adriatikut shtrihet Uitësira Bregdetare (shih), zona më e rëndësishme dhe më e madhe industriale e bujqësore e vendit. Në të gjenden edhe portet kryesore të Shqipërisë, i Durrësit, i Vlorës dhe i Shëngjinit. Ujërat e D.A. kanë pasuri të mëdha peshku, prej tyre nxirret kripë etj.

(N. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Deti Adriatik


[cite]