DIABETI I SHEQERIT


DIABETI I SHEQERIT
✤ Sëmundje që shfaqet me çrregullime të metabolizmit (përvetësimit) të sheqernave nga organizmi. Shfaqet me sasi të madhe urine (poliuri), etje të shtuar (polidipsi), glukoza në gjak është mbi shifrat normale dhe në urinë gjendet i pranishëm sheqeri. D. i Sh. ka shkaqe të ndryshme. Ka rol faktori gjenetik, por shenjat e sëmundjes mund të mos shfaqen pa ndërhyrjen e faktorëve të jashtëm, si dhjamosja, mungesa e veprimtarisë fizike etj. Sasia e madhe e dhjamit në organizëm pengon veprimin e insulinës, hormon i ciii prodhohet nga pankreasi dhe shërben për të metabolizuar glukozën që hyn në gjak nga tretja dhe thithja e karbohidrateve të marra me ushqimet. Pamj aftueshmëria e nxjerrjes së insuiinës nga pankreasi i dëmtuar, ose qëndresa që has për të vepruar në rastin e dhjamosjes, bëhet shkak për shfaqjen e sëmundjes.

Pas Çlirimit në gjithë rrethet e Shqipërisë, janë krijuar kabinete dispanseriale me mjekë të specializuar për depistimin, dispanserizimin, mjekimin, kontroYlin dhe edukimin e të sëmurëve nga D. Në dhjetëvjeçarët e fundit, si rrjedhojë e përmirësimit të kushteve ekonomike-shoqërore dhe e shtesës së dhjamosjes, D. është më i shpeshtë, ndeshet në rreth 1% të popullsisë. Diabetikëve u, përcaktohet dieta e përshtatshme dhe mjekimi, u bëhet e njohur domosdoshmëria e respektimit të tyre dhe e regjimit të jetës. (F.Ho.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Diabeti I Sheqerit


[cite]