DIKTATURA


DIKTATURA
✤ Pushteti i një klase mbi klasat e tjera i mbështetur drejtpërsëdrejti në dhunë dhe i pakufizuar me ligj. D. është përmbajtja e çdo shteti, pavarësisht nga tipi dhe forma e tij. Shteti shqiptar i pavarur i kryesuar nga A. Zogu (shih) prej 25 dhjetorit 1924 deri më 7 prill 1939 ka qenë në përmbajtje diktaturë e çifligarëve dhe e borgjezisë reaksionare, që shprehej edhe në formën e shtetit me kufizimet e organit ligjvënës dhe me prerogativat shumë të gjera që i njiheshin kryetarit të shtetit. Shteti socialist shqiptar është diktaturë e proletariatit (shih).

(L. O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Diktatura


[cite]