DIKTATURA E PROLETARIATIT


DIKTATURA E PROLETARIATIT
✤ Përmbajtja e shtetit soeialist që u vendos në Shqipëri me fitoren e Luftës ANÇ dhe të revoiucionit popullor, të udhëhequr nga Partia Komuniste e Shqipërisë (sot PPSH). Kushtetuta jonë përcakton se RPSSH «është shtet i diktaturës së proletariatit, që shpreh e mbron interesat e të gjithë punonjësve» (neni 2). Parimi më i iartë i kësaj diktature është aleanca e klasës punëtore me fshatarësinë kooperativiste nën udhëheqjen e klasës punëtore, aleancë që është themeli i unitetit të popullit rreth PPSH. Partia, si forca e vetme udhëheqëse e shtetit dhe e shoqërisë sonë, drejton gjithë sistemin e diktaturës së proletariatit që përfshin shtetin dhe të gjitha organizatat shoqërore që veprojnë për të realizuar ndërtimin e socializmit e të komunizmit.

Duke mbrojtur teorinë marksiste-leniniste të D. së P. nga sulmet e revizionistëve të ndryshëm, PPSH ka pasuruar praktikën dhe teorinë e D. së P. Përvoja e revolucionit dhe e ndërtimit socialist në Shqipëri ka vërtetuar se D. e P. është e domosdoshme për zhvillimin e gjithanshëm të ekonomisë e të kulturës socialiste, për të organizuar dhe drejtuar ndërtimin e socializmit e të komunizmit, për të shtypur rezistencën e armiqve të klasës, të vjetër e të rinj, dhe orvatjet e tyre për restaurimin kapitalist, si dhe për të përballuar rrezikun e jashtëm që vjen si nga një sulm i mundshëm ushtarak, ashtu dhe nga agresioni ideologjik i botës kapitalisto-revizioniste. Forcimi i gjithanshëm i D. së P. në Shqipëri, sipas mësimeve të Partisë dhe të shokut Enver Hoxha bëhet duke zgjeruar e përsosur demokracinë socialiste, duke thelluar vijën e masave, në luftë kundër shfaqjeve të burokratizmit e të liberalizmit.

(L. O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Diktatura E Proletariatit


[cite]