DIKTIMI
✤ (Gjykata e diktimit). Instanea më e lartë e sistemit gjyqësor para Çlirimit. Përmendet së pari në ligjet e posaçme të viteve 1921, 1922, 1925. Mori trajtë të qëndrueshme me ligjin «Mbi organizimin e drejtësisës, dt.7.II.1929, sipas të cilit D. përbëhej nga, dy kryetarë, tetë anëtarë dhe dy ndihmësanëtarë. Vepronte me anën e degës penale, degës civile dhe këshillit të’ përgjithshëm. Dy degët shqyrtonin përkatësisht ankimet kundër vendimeve penale ose civile të gjyk’atave më të ulëta, si dhe çështje të tjera që, me ligje të veçanta u ishin lënë në kompetencë. Këshilli i përgjithshëm përbëhej nga anëtarë të dy degëve të diktimit dhe shqyrtonte në shkallë të dytë çështjet penale e civile në raste të veçanta, të parashikuara me ligj.
(G. Gj.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Diktimi
[cite]