DISHNICA


DISHNICA
✤ Fshat në rrethin e Korçës, në rrëzë të shpatit P të malit të Moravës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Barçi, Belorta, Kuçi i Zi, Malaveci, Neviçishti, Orman-Çifligu, Shamolli. Popullsia 6.200 banorë. Sipas zbulimeve arkeologjike është fshat i lashtë. Këshilli NÇ u ngrit në nëntor 1942. Më 13.9.1943 dhe më 14.9.1944 janë bërë përleshje nga forcat partizane kundër armlqve nazifashistë. Gjatë luftës fshati është djegur dhe plaçkitur disa herë nga armiqtë. U çlirua në tetor 1944. Koop. bujqësore u ngrit në tetor 1954, ndërsa më 1976 u përfshi në KTL që mban të njëjtin emër. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, panxharsheqerit, patates, qepës së kuqe dhe rritja e lopëve. D. ka shkollë 8-vjeçare, muze, vatër kulture, qendër shëndetësore, pika të shërbimxt tregtar dhe komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dishnica


[cite]