DISHNICA XHEVDET
✤ (1896-1972). Veprimtar i lëvizjes antiimperialiste dhe demokratike. Lindi në Berat. Pasi mbaroi shkollën normale të Elbasanit, në vitet 1915-1924 punoi si arsimtar e nëpunës në krahinat e Beratit e të Fierit. Si anëtar i Komitetit «Mbrojtja Kombëtares të Fierit mori pjesë aktive me forcat vullnetare beratase në mbrojtje të Kongresit të Lushnjës, dhe në Luftën e Vlorës. Tshte një nga pjesëmarrësit e lëvizjes demokratike të viteve 1921-1924, drejtoi degën e organizatës «Bashkimi» (shih) në Berat, mori pjesë në Re- volucionih e Qershorit. U dallua si organizator i metingjeve. antifeudale në Berat. Pas shtypjes së këtij Revolucioni u detyrua të mërgojë jashtë atdheut. Si një ndër veprimtarët e KONARE-s, shkroi një sërë artikujsh me frymë patriotike e demokratike në gazetën Liria Kombëtare (shih). Më 1939 u kthye në atdhe dhe mori pjesë në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. (H. Ko.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Dishnica Xhevdet
[cite]