DIVIZIONI V SULMUES I UNCSH
✤ U formua më me Br. III S, Br.V dhe Br. XXV S. Efektivi arrinte në rreth 8500 partizanë e partizane. U rreshtua në Korparmatën III S. Më 22 nëntor Komandanti i Përgjithshëm i UNÇSH, sh. Enver Hoxha, caktoi për detyrë të merrte kontakt me shtabin e forcave të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit për ta goditur armikun në Sanxhak.
Nga fundi i nëniorit dhe ditët e para të dhjetorit 1944, Br. e D. V S marshuan në kushte të vështira, nga Kosova për në krahinën malore të Sanxhakut. Forcat e D.V S i dhanë një varg goditjesh armikut, i cili përpiqej të qëndronte me çdo kusht derisa të kalonin forcat e shumta të Gruparmatës «E», që vazhdonin të tërhiqeshin nga J i Ballkanit. Luftimet më të përgjakshme u zhvilluan gjatë rrugëve Senicë-Miloshevdal-Priepol dhe Novi-Varosh-Priepol, Në këto luftime forcat e D V S, në bashkëveprim me njësitë e Divizionit XXXVII të UNÇ Jugosllave, çliruan Senicën, Gorjegonjën, Miloshevdalin, Koçevon, Sopotnicën, Novi-Varoshin, Priepol, Priboin dhe ndoqën armikun me luftime deri në Bosnjë e Hercegovinë, duke i shkaktuar atij rreth 1500 veta të vrarë, të plagosur e robër. Në dhjetor 1945 forcat e D. V S u kthyen në atdhe të mbuluara me lavdinë e fitores. D.V S botonte «BuIetini i lajmeve». Shih dhe «Mësymja e njësive të UNÇSH në ndihmë të popujve të Jugosllavisë».
(R. Ku.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Divizioni V Sulmues I Uncsh