DJERSA E BUJKUT


DJERSA E BUJKUT
✤ (1922). Gazetë e përdyjavshme politike, ekonomike e shoqërore. Doli vetëm një numër më 20.2.1922 në Fier nën drejtimin e Gani Alikos. Në një artikull nga demokrati revolucionar Halim Xhelo (shih) shtrohej problemi i çlirimit të fshatarësisë nga shfrytëzimi i egër i bejlerëve e çifligarëve, si edhe i reformës agrare. (P. M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Djersa E Bujkut


[cite]