
DJERSA E BUJKUT
✤ (1922). Gazetë e përdyjavshme politike, ekonomike e shoqërore. Doli vetëm një numër më 20.2.1922 në Fier nën drejtimin e Gani Alikos. Në një artikull nga demokrati revolucionar Halim Xhelo (shih) shtrohej problemi i çlirimit të fshatarësisë nga shfrytëzimi i egër i bejlerëve e çifligarëve, si edhe i reformës agrare. (P. M.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Djersa E Bujkut
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "DJERSA E BUJKUT" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/djersa-e-bujkut