DODA XHEVDET


DODA XHEVDET
✤ (1906-1945). Militant komunist, veprimtar i shquar i Luftës ANÇ. Lindi në Prizren në një familje me ndjenja patriotike, e cila u shpërngul herët në territorin e shtetit shqiptar. Mbasi kreu shkollën normale të Elbasanit, kudo që punoi si mësues në Tiranë, Krujë, Milot, Durrës etj. u shqua për ndjenjat e tij antizogist* e revolucionare. Anëtar i GK të Korçës, u zgjodh si këshilltar në zgjedhjet bashkiake, më 1936. Pas pushtimit fashist të Shqipërisë, Xh. D. vazhdoi me konsekuencë veprimtarinë antifashiste e revolucionare. Anëtar i PKSH me themelimin e saj.

Për të ndihmuar organizimin e zhvillimin e Lëvizjes NÇ në Kosovë, u kthye në qytetin e lindjes, ku bëhet një nga luftëtarët më aktivë. Arrestohet dhe internohet në Porto-Romano (1943) ku mban një qëndrim të papërkulur para armikut. Pas arratisjes nga kampi, merret me organizimin e forcave partizane në Kosovë. Caktohet komandant batalioni dhe më pas, me krijimin e Br. I kosovare-maqedone, zëvendëskomandant i saj.

Xh. D. luftoi si komunist internacionalist për të ngritur popullin e Kosovës në luftë kundër pushtuesve të huaj e tradhtarëve të vendit dhe për të realizuar aspiratat shekullore të tij. Ishte një ndër protagonistët kryesorë të mbledhjes së Bujanit dhe të vendimeve të saj. U arrestua tradhtisht duke qenë i sëmurë rëndë në Prizren dhe u dërgua nga nazistët gjermanë në kampin e internimit e të shfarosjes të Mathauzenit, ku u pushkatua në pranverë të vitit 1945.

(B. Ho.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Doda Xhevdet


[cite]