DODA PRENG BIB


DODA PRENG BIB
✤ (1860-1919). Kreu i krahinës së Mirditës me pikëpamje e veprimtari separatiste dhe antikombëtare. U formua në shkollat osmane. Tërë jetën mbeti i pushtuar nga ideja e krijimit të një principate të vogël autonome katolike në Shqipërinë Veriore, në suazën e Portës së Lartë ose të ndonjë fuqie tjetër të huaj. Më 1876 u vu në krye të lëvizjes antiosmane të Mirditës, por e la atë në gjysmë të rragës. I detyraar nga vralli i lëvizjes çlirimtare, u radhit formalisht me forcat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (shih). Udhëhoqi forcat e Veriut në mbrojtje të qeverisë së V. Vidit kundër lëvizjes fshatare të Shqipërisë së Mesme më 1914. Miratoi pushtimin austriak të vendit dhe më vonë atë italian.

(S. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Doda Preng Bib


[cite]