DOMNI
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (VL) i vendosur mbi taracat e larta natyrore të shpateve të maleve të Domnit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Mes (shih). Përmendet në burimet e shkruara në fillim të shek. XV me emrin Domenium e më pas Dom. Banorët kanë marrë pjesë në luftën ANÇ, këshilli NÇ është ngritur në shtator 1942; më prill 1943 është zhvilluar lufta e D. ku ra heroikisht Tom Kola, Hero i Popullit. D. dhe ‘bjeshkët e tij kanë qenë një nga zonat e para të çliruara në rrethin e Shkodrës, bazë e Luftës ANÇ. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1967. Ka -drejtim kryesor •prodhimin e perimeve (qepë, qe•pujkë) dhe rritjen e dhisë, D. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, dhomë-muze, qendër shëndetësore, njësi të shërbimeve tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Domni


[cite]