DONOFKOSA
✤ Fshat në rrethin e Beratit (VP). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Cukalat, Allambres, Slanicë, Bistrovicë, popullsia gjithsej 4900. D. dëshmohet si vendbanim që në shek. IV p.e.r. gjatë sundimit të Gentit, mbreti i taulantëve. Në J ndodhet kalaja ilire e Dimalit (shih). Përfaqësues nga D. morën pjesë në Shpalljen e Pavarësisë më 1912.
Fshatarët e D. morën pjesë në Luftën ANÇ. Kolektivizimi përfundoi më 1956. Koop. e bashkuar (1971) me qendër në D. mban titullin «Hero i Punës Socialiste». Ka drejtim kryesor prodhimin e grurit, ka arritur rendimente të larta dhe është shkollë e përvojës së përparuar për lulediellin. Rezervuari i Slanicës ujit 230 ha. D. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpinë e kulturës, muzeun, shtëpinë e lindjes, qendrën shëndetësore dhe pikat e shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Donofkosa
[cite]