DOZON OGYST


DOZON OGYST
✤ (Auguste Dozon, 1822-1880). Ballkanolog dhe albanolog francez. Shërbeu në konsullatat franceze të Janinës, Selanikut etj. Më 1879 botoi veprën Libër i gjuhës shqipe (Manuel de la langue Albanaise, Paris). Pjesa e parë e librit përmban përralla, këngë popullore, proverba dhe tekste të tjera të pabotuara më parë. Pjesa e dytë ka një gramatikë sistematike të shqipes, të bazuar në toskërishten, kryesisht në të folmen e Përmetit. Në një shtojcë përshkruhen edhe tiparet themelore të fonetikës e të morfologjisë së gegërishtes. Në fund të librit jepet një fjalor shqip-frengjisht me rreth 4.000 fjalë. Më 1881 O. D. botoi frëngjisht vëllimin Përralla shqiptare (Paris), të pajisur me një hyrje dhe me një pjesë të gjerë shkoqitëse. Njohja e kufizuar ka sjellë që autori të nxjerrë edhe përfundime të pasakta për vlerat e folklorit shqiptar.

(J. K.—J.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dozon Ogyst


[cite]