DOVOLANI
✤ Fshat në rrethin e Dibrës (JL), nga e djathta e luginës së Drinit të Zi. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Erebarë, Herebel, Grazhdan e Popinar, popullsia gjithsej 2913. Dëshmohet si vendbanim i lashtë (kalaja e Grazhdanit). Këshilli NÇ u ngrit më 1943. D. është vendlindja e Heroit të Popullit Nazmi Rushiti. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1958. D. është qendër e koop. së bashkuar, formuar më 1965. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave e rritjen e bagëtive të imëta. D. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Dovolani
[cite]