Anasoni

 

Anasoni

Anasoni (glikanxo)

(latinisht: Pimpinella anisum, familja Umbelliferae)

Përdorimi:
Droga përbëhet prej fryteve të thara të anasonit , i cili është bimë njëvjeçare. Anasoni përdoret kundër ngërçeve të muskujve të lëmuar (të stomakut, të zorrëve, mitrës etj.); për nxitjen e prodhimit të lëngjeve nga të gjitha gjëndrat, përfshi edhe ato të qumështit; për largimin e gazeve nga zorrët (karminative); kundër morrave;.për pastrimin e gëlbazave nga rrugët e frymëmarrjes. Rekomandohet sidomos tek fëmijët.

Frytet e anasonit përmbajnë esencë të pasur me atenol dhe estragol. Përdoren kundër ngërçeve të muskujve të stomakut dhe të zorrëve; gjithashtu ndihmojnë në largimin e gazeve nga zorrët dhe nxisin prodhimin e lëngjeve nga të gjitha gjëndrat, përfshi edhe ato të qumështit. Meqënëse ecenca e anasonit dalin jashtë edhe nëpërmjet frymëmarrjes, ndikon edhe në pastimin e këlbazëve nga rrugët e frymëmarrjes. Anasoni përdoret për çrregullimet e stomakut dhe të zorrëve, në mënjanimin e gazeve nga zorrët, kundra kollës dhe pezmatimet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Ndikon edhe në prodhimin e qumështit te gratë me gji.

Përgatitja:
Katër lugë kafeje me fryte anasoni të copëtuara hidhen në një filxhan çaji me ujë të sapozier. Ena mbulohet me kapak dhe lihet 15-20 minuta. Përmbajtja kullohet dhe lëngu pihet në 3 doza gjatë ditës. Frytet e anasonit mund të përdoren edhe në formë pluhuri, duke marrë 3 herë në ditë nga 1 gr drogë. Anasoni përdoret dhe si erëz në kuzhinën evropiane për aromatizimin e ëmbëlsirave, pijeve (të uzos greke, sambukas italiane, rakisë turke psh). Anetoli, përbërësi aromatik më i fuqishëm i saj ndodhet dhe në një erëz tjetër (illicium verum), e cila prodhohet më lirë prandaj dhe gradualisht e ka zëvendësuar përdorimin e anasonit në kuzhinën evropiane.

Ruajtja:

Farat ruhen në një enë të mbyllur mirë, në vend të freskët dhe të thatë, për 18 muaj.

Emërtimi i anasonit në gjuhë të huaja:

anglisht: anise
greqisht: γλυκάνισος
italisht: anice
gjermanisht: anis
frëngjisht: anise
rusisht: анис
serbisht: анис
suedisht: anis
spanjisht: anís
hollandisht: anijs
finlandisht: anisruoho
danisht: anis
turqisht: anason
rumanisht: anason

Burime, referenca dhe shënime:
Lista e bimëve mjekësore
Fotografia
✤ taken micauploaded Charbelgereige – photo taken micahttp://en.wikipedia.org/wiki/Image:Aniseed_held_in_hand.jpg (english Wikipedia), Public Domain, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=990206

 

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Anasoni" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/anasoni