BUSHI
✤ (Buxus sempervirens L.). Shkurre ose dm i vogël përherë i blertë i familjes së bushëve (Buxaceae) deri 8 m i lartë, degët e reja i ka katërkëndëshe e me push, gjethet të vogla, të plota, të trasha zakonisht pa push e të shkëlqyeshme, lulet pa petla dhe pa bisht çelin në mars e prill. Bën frytin një kapsulë rruzullore me 3 të ndara, në secilën ndodhen 2 fara që piqen në korrik.

Në Shqipëri «rritet pothuajse kudo nga lartësia 300 deri 1200 m duke formuar pyje të thjeshta, si në Pac (Tropojë), Kukës, QafëShtamë, Llogara etj. ose duke u përzier nëpyjet e pishës së zezë. Rritet në toka të thata e të varfra. Jeton 200-300 vjet. Shumëzohet me copa e me farë. Dmja e B. është e verdhë, e ngjeshur fort, përdoret për punime gdhendjeje, për përgatitjen e veglave, e orendive shtëpiake, të lugëve etj. B. rritet si shkurre zbukuruese gjithmonë e gjelbër dhe duron mirë prerjen, duke marrë forma të ndryshme.

(Mu .D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Bushi


[cite]