DHIA E EGËR


DHIA E EGËR
✤ (Rupicapra rupicapra L.). Kafshë gjitare barngrënëse, ripërtypëse, çiftthundrore e familjes së gjedhëve, (Bovidae), me brirë të gjatë si kërraba të ngritura pingul mhi kokë, me trup të lartë ?0-8Q cm, të gjatë 110-120 cm, në dimër me ngjyrë kafe të errët e në verë kafe në të verahë. Është e përhapur në zonat malore shkëmbore të Evropës, të Azisë së vogël e deri në Kaukaz. Në Shqipëri haset në të gjitha zonat shkëmbore alpine, shpesh në gërxhe të thep|isura. Jeton rreth 25 vjet. Ushqehet me bar, gjethe, lastarë tënjomëetj. Mbarset në tetor-nëntor, pas 6 muajsh pjell një, dy, rrallë tre keca. Jeton në tufa. Çmohet për mishin e shijshëm; mbrohet nga ligji.

(F. L.—L. Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dhia E Egër


[cite]