DHIA
✤ (Capra hircus). Kafshë barngrënëse ripërtypëse e gjinisë Capra. Paraardhëse të Dh. të buta janë disa lloje që jetojnë në gjendje të egër (Capra 1 aegagrus, Capra falconeri). Dh. mbahet , kryesisht për qumësht, të cilin e jep me shpenzime të pakëta dhe për lesh. Leshi i Dh. përbëhet prej qimesh të ashpra, por raca të veçanta kanë lesh të butë ahe shumë të vlefshëm. Mishi i kecave ka shije të ngjashme me atë të qengjave. Dh. është kafshë e shkathët, e përshtatur shumë mirë për malësinë. Ushqehet me har, gjethe e lastarë të njomë. Në Shqipëri është rritur tradicionalisht që në lashtësi. Mbarështimi i mirë dhe puna përmirësuese me Dh. e vendit që është bërë pas Çlirimit ka sjellë që në shumë tufa të merren 200-250 litra, ndërsa në tufa të veçanta 300-450 litra qumësht për kokë. (R. F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Dhia


[cite]