LEPURI I EGËR


LEPURI I EGËR
✤ (Lepus capensis L. ose L.europaeus Pall.). Kafshë gjitare, brejtës i familjes së lepujve (Leporidae Dublicidentata), me veshë të gjatë, vrapon shpejt, me trup të gjatë rreth -60 cm, me ngjyrë kafe në të kuqërremtë gjatë verës, më të murrme në kurriz gjatë dimrit, me peshë 2.5-5 kg. L. i E. është i përhapur gati në gjithë Evropën, në Azinë P dhe JP, Afrikën L e J. Në Shqipëri . gjendet kudo në male, livadhe, në fusha ‘të mbjella, kopshte, vreshta etj. nga bregdeti deri në zonat alpine. Veprues gjatë natës, ai ushqehet me bar e filiza të njomë, me perime, të lashta etj., në dimër edhe me lëvoren e drurëve. Femra rreth 6 javëve pas ndërzimit pjell 2-4, rrallë 5 këlyshë, 3-4 herë d.eri në vjeshtë. Jeton 6-8 vjet. Çmohet për mishin e : gëzofin e vlefshëm. Në ishullin e Sazanit ndodhet një lloj tjetër’L. i E. i quajtur lepuri i gropave, i sjellë aty para Çlirimit. Nga ky lloj që ndodhet edhe në vendet e tjera e kanë prejardhjen racat e shumta të lepujve të butë, të përhapura kudo në botë..

(F.L.—L.Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lepuri I Egër


[cite]