LEQET E HOTIT
✤ Qafë në rrethin e Shkodrës, në lartësinë 730 m, nëpër të cilën kalon rruga e Malësisë së Madhe që shkon nga Shkodra në Vermosh. Lidh fushën karstike të Hanit të Hotit (Bajzë-Kushe), me luginën e Cemit dhe ndan majën e Mështjerrës (1447 m) në JL me të Bukovikut (1232 m) në VP. Zbret me gjarpërime të shumta në luginën e Cemit (Grabon) për 500 m. Ka prejardhje tektonike-erozive dhe përbëhet tërësisht prej gëlqerorësh e dolomitesh të mesozoit. Në anën VL është e veshur me pyll ahu, kurse në JP bashkohet me fushën e Rapshit.
(Gj.G.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Leqet E Hotit
[cite]