Lulet e bimëve një thelbore       Lulet e një familjeje ndryshojnë nga ato të familjeve të tjera. Ndërtimi morfologjik i tyre nuk është i njëjtë. Ndërmjet bimëve njëthelbore, lulja e salepit është ajo që e përfaqëson më mirë këtë grup. Kjo është një lule me një ndërtim të ndërlikuar morfologjik.            Në grupin e bimëve njëthelbore, duke u nisur nga ndërtimi i lules, bën pjesë edhe familja e bimëve graminore, në të cilën hyjnë shumë lloje bimësh, si p.sh. gruri, thekra, tërshëra. elbi, misri orizi, kallamsheqeri dhe shumë bimë foragjere. Në bimët njëthelbore hyjnë gjithashtu zambaku, tulipani, xherpkulli, zymbyli, që përfshihen në familjen e zambakoreve, narcizi ose selikali, agavja etj., që hyjnë në familjen e amarilidaceve etj.

 

Në botën e bimëve

[cite]