ACIDI KLORHIDRIK
✤ (HCl). Gaz. pa ngjyrë, që tymos në ajër, me erë të rëndë, tretet në ujë. Prodhohet në Uzinën e Sodës në Vlorë (shih) nëpërmjet elektrolizës së solucioneve ujore të klorurit të natriumit që jep klor dhe hidrogjen. A. K. i gaztë fitohet duke bashkuar klorin me hidrogjenin, A. K. i prodhuar shkon për sintezën e klorurit të polivinilit duke kaluar më parë në klorur vinili. Me zhvillimin e vrullshëm të degëve të ndryshme të prodhimit socialist, janë rritur kërkesat për këtë produkt industrial të rëndësishëm. Për këtë ka perspektiva që të zgjerohet industria e A. K. në vend.
(N. L.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Acidi Klorhidrik
[cite]